LAJME

Nënkryetarja e LDK-së e uron Hajrullah Çekun: Të shkoftë puna mbarë!

Nënkryetarja e LDK-së e uron Hajrullah Çekun: Të shkoftë puna mbarë!
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Mars 2021, 16:38

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, e ka uruar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, nga Lëvizja Vetëvendosje, për postin e ri.

Mjekiqi e ka uruar atë duke komentuar në njoftimin e Çekut në Facebook.

“Do ta kryej punën me ndershmëri deri në momentin kur edhe unë do t’ia përcjell detyrën ministrit apo ministres së ardhshme”, shkroi ai.

Kurse nënkryetarja i komentoi “Suksese, të shkoftë puna mbarë!”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika