Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi përmes një shkrimi në Faceook, ka bërë të ditur se po e viziton qytetin e Bingenin në Gjermani të binjakëzuar me Prizrenin, vite më parë. “Bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, janë temat të cilat do të diskutohen në kuadër të vizitës që po zhvillojmë në Bingen” njofton ai.
Shkrimi i plotë i nënkryetarit Gashi:
Me Kryebashkiakun e Bingenit, Thomas Feser.
Komuna e Prizrenit dhe ajo e Bingenit të Republikës së Gjermanisë, janë komuna të binjakëzuara prej kohësh.
Bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, janë temat të cilat do të diskutohen në kuadër të vizitës që po zhvillojmë në Bingen.