Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, së bashku me ekipin nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik e udhëhequr nga drejtori Ramadan Tarashaj, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të gastronomisë nga Prizreni, po marrin pjesë në Festivalin Global Shqiptar të Gastronomisë që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Me këtë rast, nënkryetari Gashi ka prezentuar produktet e gastronomisë së Prizrenit në këtë festival unik i cili u jep mundësi bizneseve shqiptare që t’i promovojnë recetat dhe produktet kombëtare si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe të gjenerojnë drejtime të reja biznesi.





