LAJME

Nëna nga Prizreni raporton se i është zhdukur vajza qe tre muaj

Nëna nga Prizreni raporton se i është zhdukur vajza qe tre muaj
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2023, 09:06

Një nënë nga Prizreni ka raportuar në polici se vajza e saj ka dalë nga shtëpia që nga 17 korriku i këtij viti dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti në Polici është raportuar të mërkurën.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është duke u hetuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika