Home LAJME Nëna Ferdonije me rreshta pikëllues përkujton burrin dhe katër djemtë

Nëna Ferdonije me rreshta pikëllues përkujton burrin dhe katër djemtë

0
Nëna Ferdonije me rreshta pikëllues përkujton burrin dhe katër djemtë

Që nga periudha e luftës, nëna Ferdonije nuk i ka ndërruar orenditë shtëpiake. Ajo e shtron tryezën njësoj për të gjithë, me shpresën se dikush një ditë do të kthehet.

Nëna kosovare, Ferdonije Qerkezi, i ka përkujtuar burrin dhe katër djemtë e saj që janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo i ka shkruar dy fjali pikëlluese të cilat po ashtu rimojnë mes vete.

“Ditët dhe vitet po ecin, plaga dhe dhimbja ime shpirtërore nuk ndryshuan. Ndërsa dashuria dhe malli që ndjej për ju për çdo ditë veç u shtuan”.

Këto fjali Qerkezi i ka shkruar me rastin e 22 vjetorit të zhdukjes së tyre.

Bashkëshorti i saj dhe katër fëmijët u rrëmbyen më 27 mars 1999 nga serbët.

Eshtrat e dy prej djemve të saj janë gjetur dhe varrosur, por burri dhe dy djemtë e tjerë mbeten ende të zhdukur.

Që nga periudha e luftës, nëna Ferdonije nuk i ka ndërruar orenditë shtëpiake. Ajo e shtron tryezën njësoj për të gjithë, me shpresën se dikush një ditë do të kthehet.

Kjo është mënyra e saj për të përballuar dhimbjen, të cilën siç shkruan ajo 22 vjet më pas, mbetet e pandryshuar.

Ditët dhe vitet po ecin,
plaga dhe dhimbja ime shpirtërore nuk ndryshuan …
Ndërsa dashuria dhe malli që ndjej për ju për çdo ditë veç u shtuan!

#22vitepaju
#♾♡meju

Posted by Ferdonije Qerkezi on Saturday, 27 Mars 2021

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here