LAJME

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2024, 22:07

Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Shukrie Ahmeti, nëna e Leotrimit të ndjerë tha për RTK-në se është e lumtur për skulpturën e dedikuar për djalin e saj të ndjerë dhe se kjo është vepër që e ka nderuar atë.

“Po ndjehem mirë se djali jem kishte qenë i krejt shqiptarëve. Faleminderit atij që është kujtu për me rregullu këtë përmendore, më kanë nderu e më kanë gëzu”, tha nëna Shukrie.

Leutrim Ahmeti është njëri nga fëmijët shqiptarë që u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte 7-vjeçar dhe ndërroi jetë me 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika