Nëna e tashmë të ndjerit, Faton Hajrizi sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) ka parë dhe e ka identifikuar trupin e tij.
Edhe pse u tha se IML-ja do të pres disa raporte nga Serbia, me kërkesë të familjarëve të Hajrizit dhe prokurorit, komisioni i IML-së ka vendosur që sot të përfundoj autopsinë.
“Pasi nuk ka shpresë për raportin e autopsisë nga Serbia. Me kërkesë të familjarëve edhe urdhrin e prokurorit, po kryhet sot autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit”, ka thënë një burim për Telegrafin.





