SPORT

Nën moton “Me Kosovën në Evropian”, stadiumi Fadil Vokrri i gatshëm për fillimin e ciklit kualifikues Euro 2024

Nën moton “Me Kosovën në Evropian”, stadiumi Fadil Vokrri i gatshëm për fillimin e ciklit kualifikues Euro 2024
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2023, 14:28

Përmes një postimi në facebook, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për fillimin e ciklit kualifikues EURO 2024.

“Me Kosovën në Evropian”, është motoja e cila do t’i shoqëroj Dardanët në këtë rrugëtim.

“Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për fillimin e ciklit kualifikues EURO 2024!

Fusha e gjelbër në gjendje të shkëlqyeshme para ndeshjeve kualifikuese.

Nën moton “Me Kosovën në Evropian” të gjithë po japim kontributin e duhur që Kombëtarja jonë të na dhurojë ndeshje emocionuese!

Le të bëhemi të gjithë së bashku dhe të bëjmë tifo për Dardanët me të gjitha forcat!” thuhet tutje në postimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika