LAJME

Në zonën 50 km/h prizrenasi voziti 106 km/h, gjobitet me 500 euro, 5 pikë negative dhe i konfiskohet leja qarkullimjt

Në zonën 50 km/h prizrenasi voziti 106 km/h, gjobitet me 500 euro, 5 pikë negative dhe i konfiskohet leja qarkullimjt
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2024, 19:13

Policia e Kosovës në Prizren, më datë 18 shkurt 2024, njësiti policor nga Njësia e Komunikacionit Rrugor, në një pikë kontrolli në rrugën ‘’Rrustë Kabashi’’ në Prizren, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar me shenjë të trafikut është pesëdhjete (50) km/h, është hasë duke vozitur me shpejtësinë prej njëqind e pesë (106) km/h.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, e pesë (5) pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti (1) , thuhet në raportin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika