Komuniteti ashkali dhe egjiptian në Rogovë të Hasit ka promovuar në fshatin Xërxë të Rahovecit, enciklopedinë “Bardhësitë e atdheut” nga autori, Afrim Mustafa, i cili njëkohësisht është veteran dhe ish-reporter i luftës së UÇK-së. Të pranishëm në promovimin e kësaj vepre ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe anëtarë të komunitetit ashkali dhe egjiptian nga Rogova e Gjakovës. Gjatë promovimit të kësaj vepre, u nderua jeta dhe vepra e veprimtarit, Lulzim Kryeziu, në ditëlindjen 50-të të tij.
Enciklopedia “Bardhësitë e atdheut” nga Afrim Mustafa, është bërë e ditur se në të ardhmen do t’I dorëzohet edhe presidentit actual të SHBA-së, Joe Biden dhe gjithë liderëve ndërkombëtarë që ndihmuan Kosovën dhe popullin shqiptar gjatë periudhave të vështira.





