LAJME

Në vitin 2024 rreth 25% e vdekjeve në trafik ishin këmbësorë

Në vitin 2024 rreth 25% e vdekjeve në trafik ishin këmbësorë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2025, 20:15

Policia e Kosovës ka apeluar për siguri në rrugë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, policia jep disa këshilla për pjesëmarrësit në komunikacion.

-Shoferë, vëmendja shpëton jetë! Respektoni semaforin, shpejtësinë dhe ndaloni për këmbësorët. Çdo gabim mund të jetë fatal!

-Këmbësorë, bëhuni të dukshëm, përdorni vendkalimet dhe gjithmonë kontrolloni për automjete. Një moment pa kujdes mund të ndryshojë gjithçka!

Teksa, sipas statistikave të policisë, në vitin 2024 rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika