LAJME

Në Vërmicë dhe në Prizren, policia sekuestron armë në pronësi ilegale

Në Vërmicë dhe në Prizren, policia sekuestron armë në pronësi ilegale
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2021, 09:53

Policia Rajona e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave gjeti dhe sekuestroi dy armë në pronësi ilegale. Në rastin e parë zyrtarët patrullues ndaluan një automjet për kontroll në rrugën Prizren-Vermice, gjatë kontrollit policët gjeten në pronësi ilegale një arme të tipit revole Bereta si dhe 16 fishek kalibër 9mm.

Me këtë rast u procedua penalisht i dyshimti D. K i lindur në vitin 1995, rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Në rastin e dyte patrulla policore u informua se në rrugën “Wesli Clark”, në Prizren, një person i dyshimtë kishte kanosur një qytetarë duke ja drejtuar armën e mbushur. I dyshimti u arrestuan nga Njësia e Reagimit të Shpejte të policisë, ku gjatë kontrollimit ju gjete një armë e tipit revole dhe 6 fishek të cilët i posedonte i dyshimti.

Përveç kanosjes dhe mbajtjes ilegale të armës i njëjti rezultonte edhe nën ndikim e alkoolit me 1.61 promil.

Pasi u informua prokurori i Shtetit i dyshimti R.B i lindur në vitin 1982 u ndalua në mbajte në afat prej 48 orë. Me rastin po merren njësia e hetimeve në Prizren, thuhet në njoftim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika