FAMILJE

Në veri të Kosovës gjenden kamera të kamufluara, dyshohet se janë përdorur nga institucionet e Serbisë

Në veri të Kosovës gjenden kamera të kamufluara, dyshohet se janë përdorur nga institucionet e Serbisë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Qershor 2024, 15:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dy kamera të vendosura në lokacione në veri të vendit, të cilat dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë.

Kështu ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se më datë 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara.

Kamerat, sipas zëvendësdrejtorit Elshani, dyshohet se janë përdorur për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit.

Elshani shtoi se lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët, sipas tij, “janë me interes që të intervistohen” nga ana e Policisë./KALLXO.Com

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika