Në veri kanë arritur 117 policë të rinj, të cilët i takojnë gjeneratës së re të policëve të cilët u diplomuan në fund të muajit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm, 79 të punësuar janë të nacionalitetit serbë, 21 janë boshnjakë dhe pjesa tjetër janë të kombësive të tjera.
Policët e rinj janë vendosur të hënën në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.





