Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, konkretisht në Fakultetin e e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është mbajtur prezentimi dhe trajnimi nga ekpertët francezë në kuadër të projektit University Training: Vine & Wine France-Kosovo.
Prezantimi i parë u mbajt nga Clotilde MARTIN me temën: sektori i verës, tendencat botërore (prodhimi, konsumi) PDO, PGI.
Kurse në pjesën e dytë, menaxhimi i vreshtave organike dhe agroekologjike, si dhe në fund u organizua master klasa për degustim të verëve franceze nga Léonore BALLUE.