LAJME

Në Universitetin e Prizrenit, nesër do të mbahet ligjëratë per identitetin rom

Në Universitetin e Prizrenit, nesër do të mbahet ligjëratë per identitetin rom
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2024, 13:52

Nesër, më 22 mars 2024, duke filluar nga ora 13:00 në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në  amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetesës dhe Mjedisit , do të mbahet një ligjëratë për identitetin rom dhe diskriminimin në kuadër të projektit “Promovimi i diversitetit dhe gjuhes rome ne komunën e Prizrenit dhe kampanjën kundër diskriminimit” që implementohet nga organizata: “Nevo Koncepti”, “Durmish Aslano dhe “ROMTEGRA” të cilat gjithashtu janë mbështetur nga “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”.

Ky informim u bë I mundur pas takimit të kordinatorit të projektit, Fatmir Menekshe me Rektoratin e Universitetin e Prizrenit, respektivishit me rektorin, Mentor Alishani.

Mbi mbazën e kësaj ftohen të gjithë studentët e Prizrenit dhe stafi akademik, që përmes kësaj ligjerate të njihemi me identitetin e romëve, origjinën , gjuhën , kulturën dhe së bashku të jemi kundër diskiminimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika