Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prizren është gjetur i vdekur në një fushë të hapur në fshatin Tupec të kësaj komune.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit tha për Klankosova.tv se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore.
Ai tha se në trupin e viktimës nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”.