Në Stokholm përkujtohen viktimat e luftës në Kosovë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 15, 2023
Në Stokholm përkujtohen viktimat e luftës në Kosovë

Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nën organizimin e shoqatës kulturore “Teuta” me pjesëmarrje edhe të Ambasadës së Kosovës, sot në Stokholm, bashkatdhetarët bënë homazhe dhe ndezën qirinj për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Suedi, është bërë e ditur se diplomati Dren Zeka dhe sekretarja e shoqatës Teuta, Elsa Alliu, iu kanë drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti, transmeton Klankosova.tv.

“Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan, diplomati Dren Zeka, sekretarja e shoqatës Teuta, Elsa Alliu dhe aktivistët e mërgatës, Shkipe Bunjaku, Kamer Elezaj”, thuhet në njoftim.

“Ata përkujtuan dëshmorët e kombit, masakrat makabre dhe përçuan mesazhin se e kaluara nuk duhet të harrohet kurse gjaku i dëshmorëve duhet të shërbejë si udhërrëfyes i ndërtimit të shtetit dhe së ardhmes të bazuar në paqe dhe vlera demokratike. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”./klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika