Zyra për komukimim e Spitalit të Prizrenit, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton se në këtë institucion shëndetësor është kryer një intervenim i rrallë kirurgjik. “ Një intervenim i rrallë është realizuar në Spitalin e Prizrenit me shkallë të lartë vështirësie, i pari i këti lloji në këtë Spital, tek pacientja S.L, 32 vjeçe me Dg preoperative: Apendicitis phlegmonosa et cholecystitis calculosa, ku u realizua me sukses Apendectomia et cholecystectomia laparoscopica.
Kirurgjia miniinvazive me të gjithë avantazhet e saj si: ditëqëndrim më i shkurtër spitalor, rekuperim më i shpejtë postoperativ, komplikacione më të pakëta, kosto më e ulët etj.
Tashmë prej vitesh përbën realitet të përditshëm dhe të prekshëm nga pacientët e Spitalit në Prizren, falë afësive të larta të stafit të kirurgjisë të spitalit tone”, thuhet në këtë komunikatë për media nga zyra për komunikim e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Në foto: Operatori, Prof.Ass.Dr.Afrim Q.Avdaj, me ekipin që realizoi operimin