Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 54 pacientë që janë të konfirmuar me virusin Covid-19.
Tre prej tyre sipas ShSKUK-së janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë
- 2 prej tyre në gjendje të rënduar
- 27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
- 71 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
- Klinika Infektive, 26 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë
- 27 të konfirmuar pozitivë
- 25 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
- Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
- Spitali i Pejës, 16 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë