LAJME

Në Spitalin e Përgjithshëm” Daut Mustafa “ në Prizren, shërbime të hemodializës marrin mbi 200 pacientë, prej tyre 16 nga Veriu i Shqipërisë

Në Spitalin e Përgjithshëm” Daut Mustafa “ në Prizren, shërbime të hemodializës marrin mbi 200 pacientë, prej tyre 16 nga Veriu i Shqipërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2024, 15:30

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, sëmundjet dhe problemet e veshkave trajtohen në repartin e Urologjisë dhe atë të Hemodializës.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të këtij institucioni shëndetësor, gjatë muajit janar dhe shkurt 2024 në Repartin e Hemodializës janë kryer 5038 shërbime të hemodializës, ndërsa gjatë vitit 2023 gjithsej janë kryer 29854 shërbime të hemodializës.

Reparti i Hemodializës ka 34 shtretër dhe akltualisht shërbime marrin 220 pacientë, prej tyre: komuna e Prizrenit 97, Rahoveci 32, Suhareka 28, Malisheva 23, Dragashi 17, Mamusha 1, Shqipëria 16 dhe vendet tjera 6.

Gjatë muajve të verës, numri pacientëve që marrin shërbime të hemodializës arrin deri në 250.

Në Shërbimin e hemodializës punojnë 4 mjekë specialistë dhe udhëhiqet nga Dr. Rexhep Hapqiu, 35 infermier-e dhe udhëhiqen nga kryeinfermieri, Valmir Avdaj, 4 elektroteknikë dhe 4 higjienistë, thuhet në këtë njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika