Për një javë rresht, në muajin shtator, do të qëndrojë në Kosovë organizata Gift of Life, e cila do të operojë fëmijë me anomali në zemër.
Kjo ishte temë diskutimi në takimin në mes të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, me Albana Krasniqi, drejtoreshë e organizatës “Gift of Life Interantional” dhe koordinatore për Kosovën dhe aktivistit të kësaj organizate Mazllum Belegut.
“Ky takim është realizuar në kuadër të përgatitjeve dhe koordinimit të punëve, për ardhjen e ekipit të mjekëve nga data 10 deri më 17 shtator 2022, në Prishtinë, dhe të cilët janë pjesë e organizatës Gift of Life.
Ky ekip i mjekëve do të operojnë falas disa fëmijë, të cilët kanë probleme në zemër, dhe që shërimi i tyre tashmë është bërë i mundur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Operacionet që do të kryhen falas nga ekipet e “Gift of Life” nuk janë të mundshme të bëhen nga mjekët në Kosovë, por janë edhe tejet të kushtueshme.Në shtator ky mision i organizatës “Gift of Life” do të përfundojë.