• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, November 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Në Shqipëri, barnat falas për qytetarët e diagnostikuar me COVID-19

tvprizreni by tvprizreni
December 12, 2020
in LAJME
0
Në Shqipëri, barnat falas për qytetarët e diagnostikuar me COVID-19
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Orgesta Manastirliu tha se vaksina antiCOVID do të vijë shumë shpejt dhe vaksinimi do të fillojë me mjekët, grupet e riskuara dhe do të vazhdojë për të gjithë.

Këtë deklaratë ministrja e bëri teksa vizitoi qendrën shëndetësore të Porto Romanos në periferi të Durrësit, në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal.

Manastirliu deklaroi se, programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë, për të siguruar aksesin e barabartë dhe shërbimet falas për të gjithë qytetarët. “300 qendra shëndetësore dhe ambulanca ne do t’i përfundojmë, ashtu sikurse e kemi thënë, në 6 mujorin e parë të vitit 2021″, tha Manastirliu.

Ndërkohë ajo shtoi se buxheti i ri i vitit 2021 ka 23% më shumë rritje , për sistemin shëndetësor,krahasuar me 2020.

Njoftimi:

Dita Botërore e Mbulimit Universal, Manastirliu: Rritje historike buxheti për shëndetësinë, akses i barabartë në shërbimet falas për qytetarët

“Barnat falas për qytetarët e diagnostikuar me COVID19, pa dallim nëse janë ose jo të siguruar. Vaksina antiCOVID do të jetë e aksesueshme në një kohë të shpejtë”

12 Dhjetor, Durrës – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal Universal, inspektoi qendrën shëndetësore të Porto Romanos në periferi të Durrësit, ku deklaroi se, programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë, për të siguruar aksesin e barabartë dhe shërbimet falas për të gjithë qytetarët.

“Aksesi në shërbimin shëndetësor është thelbësor për të siguruar që popullata të ruajë shëndetin e mirë, pra një qytetar të ketë mundësi të shkojë në qendër shëndetësore, pa asnjë barrierë dhe pa asnjë kufizim dhe të marrë shërbimin falas, me të njëjtin standard. Ndaj programi i 300 qendrave shëndetësore, është një angazhim direkt i qeverisë për të rehabilituar dhe për të krijuar kushte dhe mjedise të përshtatshme për mjekët dhe infermierët por mbi të gjitha për qytetarët dhe për t’i garantuar këto kudo, anë e mbanë vendit. 300 qendra shëndetësore dhe ambulanca ne do t’i përfundojmë, ashtu sikurse e kemi thënë, në 6 mujorin e parë të vitit 2021″, tha Manastirliu.

Duke theksuar se paketa më e fundit e miratuar nga qeveria shqiptare për rimbursimin 100% të barnave për trajtimin ambulator në banesë për të prekurve nga COVID-19, Manastirliu tha se kjo do të vijojë të garantohet edhe me buxhetin 2021.

“Buxheti i ri i vitit 2021 ka 23% më shumë rritje, krahasuar me 2020, pra është rritje historike për sistemin shëndetësor. Mbi të gjitha, përpos rritjes së investimeve, rritjes së financimit publik për shëndetësinë në raport me zgjerimin e paketës së barnave të rimbusueshme, barnave në spitale, të gjithë shërbimeve që kanë nevojë qytetarët, kemi edhe rritjen e pagave historike për mjekët dhe infermierët, ku rritja e pagave 40% është një tjetër investim direkt i qeverisë për asetin tonë më të çmuar që janë mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e epidemisë në vend, Ministrja Manastirliu theksoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për sigurimin e vaksinës antiCOVID në kohë dhe për të gjitha grupet e riskut.

“Ne presim që vaksina antiCovid të vijë në një kohë të shpejtë, të jetë e aksesueshme, duke filluar me personelin mjekësor, të cilët do të jenë të parët që do të vaksinohen, e më pas të gjithë grupet e riskuara dhe kategoritë e veçanta të përcaktuara dhe më pas do të shtrihet për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka falenderuar stafet mjekësore për punën e pa lodhur në këto 9 muaj, duke u shprehur se Dita e Mbulimit Shëndetësor Universal është një ditë e përuljes ndaj atyre të cilët sakrifikojnë më shumë, që janë mjekët dhe infermierët, për t’ju dhënë garanci që puna do të vijojë, në funksion të përmirësimit dhe transfrormimit të sistemit tonë shëndetësor.

Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
free online course
download karbonn firmware
Premium WordPress Themes Download
free online course
Previous Post

Haxhi Avdyli - LDK-së: As PDK-ja s’po ju begenis me ardhë në Qeveri!

Next Post

Prindërit ankohen: Pushimi prej 1 muaji në dimër po i shkëput fëmijët nga procesi mësimor

Next Post
Prindërit në Prizren kundër shkurtimit të gjysmëvjetorit

Prindërit ankohen: Pushimi prej 1 muaji në dimër po i shkëput fëmijët nga procesi mësimor

Të Fundit

Lëndohen katër shqiptarë në një aksident në Kroaci

Lëndohen katër shqiptarë në një aksident në Kroaci

November 29, 2023
Kërkohet shmangia e përdorimit të parave të gatshme, në veçanti 2 euro

Paratë false në Kosovë, ish-guvernatori i BQK-së: Të ndryshohet metoda e pagesave dhe të trajnohen stafet

November 29, 2023
Endrit Thaçi: Shteti i Shqipërisë asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës

Endrit Thaçi: Shteti i Shqipërisë asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës

November 29, 2023
Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë: Kjo është hajgare, unë s’jam fetar fare

Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë: Kjo është hajgare, unë s’jam fetar fare

November 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Lëndohen katër shqiptarë në një aksident në Kroaci

Lëndohen katër shqiptarë në një aksident në Kroaci

November 29, 2023
Kërkohet shmangia e përdorimit të parave të gatshme, në veçanti 2 euro

Paratë false në Kosovë, ish-guvernatori i BQK-së: Të ndryshohet metoda e pagesave dhe të trajnohen stafet

November 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.