LAJME

Në shkollën “Abdyl Frashëri”, u mbajt program festiv me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë

Në shkollën “Abdyl Frashëri”, u mbajt program festiv me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shkurt 2023, 23:00

Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri”, kanë realizuar një program artisitk.

Drejtori i shkollës, Alidin Flugaj, mbajti një fjalë rasti para të pranishmëve në këtë aktivitet festiv, duke potencuar rëndësinë që ka 17 shkurti.

“Nxënës të dashur, mësimdhënës, mysafirë të nderuar, shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe në emër të kolektivit të shkollës sonë t’ju dëshiroj mirëseardhje në kremtën e “17 Shkurtit”, 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Sot Kosova feston përvjetorin e pesëmbëdhjetë të Pavarësisë.

Sot Kosova nderon dhe respekton heroizmin, sakrificat si dhe nderon dhe përkujton heronjtë dhe dëshmorët e lirisë e të pavarësisë.

Dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është padyshim një ditë shumë e  veçantë dhe e rëndësishme për të gjithë, sepse liria asnjëherë nuk ka qenë e pranishme tek ne dhe mundësitë për një të ardhme sa më të mire kurrë nuk ka qenë kaq të pranishme.

Sot, në një realitet të ri shkolla jonë ka objektiva,mision dhe vision të qartë. Misioni i shkollës sonë është të edukojë dhe arsimojë nxënësit me realitetin e ri të mësimdhënies dhe mësimnxënies sipas planeve të shkollave cilësore. Të gjithë së bashku do t’i realizojmë objektivat tona për të arritur vizionin që kjo shkollë vërtetë të jetë anëtare në familjen e shkollave cilësore, ku dija dhe shkathtësitë e nxënësve të fituara në shkollë, të jenë të qëndrueshme dhe t’ju shërbejnë për të jetuar e punuar në një botë të zhvilluar, sepse edukimi i gjeneratave të reja është çelësi i një shoqërie paqësore dhe demokratike. Vetëmkështu do të pushojnë të qetë dëshmorët e kombit, të cilët dhanë jetën që ne tëkemi një të ardhme më të ndritur”, ka thënë drejtori Flugaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika