Si duket serbët s’kanë të ndalur në përkrahjen e tyre publike ndaj Rusisë dhe Putinit. Këtë së fundmi e bënë edhe në “republikën” e ashtuquajtur sërbe në Bosnje dhe Hercegovinë.
Serbët e Bosnjës kanë protestuar sot në Banjallukë të “Republika Srpskas” në mbështetje të Rusisë dhe agresionit në Ukrainë.
Gazetarja Una Hajdari ka publikuar pamje nga protesta duke shkruar se Ujqit e Natës po marrin pjesë gjithashtu në këtë protestë pro-ruse.





