Home LAJME Në QNR po numërohen kutitë e fundit me votat e personave me nevoja të veçanta

Në QNR po numërohen kutitë e fundit me votat e personave me nevoja të veçanta

0
Në QNR po numërohen kutitë e fundit me votat e personave me nevoja të veçanta

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po numërohen kutitë e fundit me vota të personave me nevoja të veçanta.

Këto janë kutitë e fundit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 09.02.2025.

Kutitë e fundit të cilat janë pothujse në përfundim janë votat e personave me nevoja të veçanta.

Komisioni Qendror i Zgjdhjeve ka thirrur konferencë për media në orën 19:00, mirëpo konferenca pritet te mbahet pas pak minutash, pasi të përfundojë numërimi i votave të fundit.

Sipas rezultateve ende preliminare të zgjedhjeve të 09.02.2025 Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.9% apo 345,760 vota, e ndjekur nga PDK me 22.04% apo 186,302 vota, LDK 17.64% apo 149,095 vota, koalicionni AAK-Nisma Socialdemokrate 7.46% apo 63,035 vota.

Rezultatet e zgjedhjeve mund t’i gjeni në linkun: rezultatet2025.net.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here