Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është realizuar me sukses operimi “REDO” i zëvendësimit të valvulave aortale dhe mitrale.
Sipas mjekëve kardiokirurgë, pacientja e moshës 58-vjeçare është paraqitur me ankesa të mëdha të frymëzënies dhe kufizimit të aktiviteteve ditore.





