Në fshatin Poslisht të komunës së Prizrenit punimet për shtrimin e rrugëve me kubëza dhe rregullimin e kanalizimit janë në proces e sipër.
Kështu ka njoftuar komuna e Prizrenit ku po ashtu bëhet e ditur se ky projekt përfshin instalimin e kubëzave për rrugët dhe rinovimin e sistemit të kanalizimit.
“Qëllimi i këtyre punimeve është të sigurojë një qarkullim më të mirë dhe një sistem më efikas të kanalizimit, që do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.


