Sot, në Prizrenin e bukur në një mot me shi nën organizimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës, është mbajtur gara e 5-të ndërkombëtare e çiklizimit. Pjesë e kësaj gare ishin mysafirë dy ekipe nga Shqipëria, dy nga Maqedonia dhe një ekip shumë i konsoliduar nga Bullgari.
Shtegu ishte shumë i vështirë dhe koha ishte e ftohët dhe me shi. Çiklistët treguan një performancë solide në një shteg malor 30 kilometra (Prizren-Dragash).
Klubet nga Kosova morën pjesë dhe bënë më të mirën e mundshme. Gara e radhës në kalendar do të jetë në Gjakovë më datën 23 prill.






