- Reklama -

Në Prizren u marshua kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Në kuadër të 16 Ditëve Ndërkombëtare të Aktivizmit, klubi i biçiklistëve Pro Bike Prizren në bashkëpunim me UN Women Kosovo mbajti aktivitetin vetëdijësues marsh me biçikleta kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

Në këtë event morën pjesë mbi 40 çiklistë nga Prizreni te cilët pedalluan unazën e qytetit të Prizrenit dhe më pas lëshuan balona me ngjyrë protokoll si shenjë solidarizimi me këtë kampanjë.

- Reklama -

Kryetari i grupit të biçiklistëve Pro Bike Prizren, Mustafa Mani tha se “Ka ardhur koha ta ndalojmë këtë. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme, diskriminuese dhe duhet të dënohet, si dhe të luftohet dhe parandalohet me çdo kusht. Kështu që, unë u bëj thirrje të gjithëve që të angazhohen plotësisht dhe të marrin përgjegjësinë për arritjen e kësaj. Të gjithë duhet të angazhohemi që të kemi zero tolerancë për dhunën”.

Ndryshe 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është fushatë ndërkombëtare vjetore që fillon më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort