LAJME

Në Prizren, Policia ndërhyn dhe ndërpret dy dasma

Në Prizren, Policia ndërhyn dhe ndërpret dy dasma
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2021, 20:20

Policia e Prizrenit gjatë inspektimit të sallave të dasmave, ka hasur në një organizim familjar – dasmë, në rrugën Prizren-Gjakovë.

Sipas njoftimit,  Policia ndaj organizatorit ka shqiptuar gjobë, kurse pronarit të sallonit të dasmës i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AVUK-ut, të njëjtit i është mbyllur biznesi deri në një vendim tjetër.

Në një rast tjetër, Policia në Prizren ka intervenuar edhe në “Kasëmbeg” në Prizren, ku është raportuar një aheng familjar në shtëpi.

Në këtë rast është  dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e Policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërndarë.

Në bazë të vendimit të Qeverisë që ka hyrë në fuqi më 30 gusht, thuhet se pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika