LAJME

Në Prizren, përkujtohen Martirët e Tusuzit nga Shoqata “Gratë e Dëshmorëve”

Në Prizren, përkujtohen Martirët e Tusuzit nga Shoqata “Gratë e Dëshmorëve”
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2023, 22:49

Të premtën në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Shoqata “Gratë e Dëshmorëve” në krye me kryetarën Xhyhere Vezaj Maqka, organizuan manifestimin përkujtimor me siglën “Ti përkujtojmë martirët e Tusuzit”.

Me rastin e 24 vjetorit të masakrës së Tusuzit, ishte organizuar ky manifestim duke përkujtuar kështu masakrën më të madhe në qytetin e Prizrenit, asaj të Tusuzit, ku u vranë mizorisht nga forcat armike serbe 27 qytetarë.

Përveç fjalimeve pjesë e këtij organizimi ishin dhe shumë recitale nga të pranishmit, me tematikë për t’i kujtuar 27 qytetarët civil të vrarë në këtë lagje.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika