LAJME

Në Prizren mbledhen të gjitha organizatat sportive diskutojnë për parandalimin e akteve negative dhe masave ndëshkuese

Në Prizren mbledhen të gjitha organizatat sportive diskutojnë për parandalimin e akteve negative dhe masave ndëshkuese
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2023, 00:01

Sot, në qytetin e Prizrenit u mbajt takim me të gjitha organizatat sportive me temën “Parandalimi dhe sanksionimi i dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive”, ku, u dhanë sugjerime të shumta se si të arrihet misioni për parandalimin e akteve negative dhe masave ndëshkuese.

Gjithashtu, edukimi dhe ndërgjegjësimi i sportistëve, trajnuesve si dhe tifozëve për rëndësinë e sjelljes sportive dhe respektit ndaj kundërshtarëve do të promovohet aktivisht.

Pjesë e këtij takimi ishte kryeprokurori i shtetit Besim Kelmendin, kryetari komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Policia e Kosovës, trajner, sportist, dhe përfaqësues të intitucioneve të ndryshme.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika