LAJME

Në Prizren lëndohet një punëtor

Në Prizren lëndohet një punëtor
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2023, 10:36

Një punëtor ka marrë lëndime në vendin e tij të punës të enjten në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besim Shala” në Prizren, rreth orës 9:00 më datë 5 tetor 2023.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se ai është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në një vend punishte, nga pakujdesia është lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika