Në komunën e Prizrenit është hapur thirrja për aplikime në inkubatorin e bizneseve startup “Idea-to-scale”. Inkubatori “Idea-to-Scale” është program unik i cili u ofron ndërmarrësve të rinj mbështetje të plotë për të transformuar idetë e tyre inovative në biznese të suksesshme.
Në Prizren hapet thirrja për aplikime në inkubatorin e bizneseve startup “Idea-to-scale”

Sipas njoftimit zyrtar nga komuna e Prizrenit, edicioni i 3-të i këtij programi do të mirëpresë një grup ndërmarrësish, të cilët do të jenë pjesë e një programi gjithëpërfshirës që ofron një sërë resursesh si mentorime me ekspertë të fushave të biznesit, mbështetje në validimin e tregut, hapësirë pune, qasje në fonde dhe investime. Ky program implementohet nga Makerspace Innovation Center Prizren dhe mbështetet nga Komuna e Prizrenit, GIZ Kosovo dhe ITP Prizren.”
Lexoni më shumë mbi programin:
https://makerspaceprizren.com/incubator/Aplikoni përmes këtij linku: https://forms.gle/gVsMoP7oL1AGpo7bA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sinjale pozitive për marrëveshje VV-LDK për formimin e institucioneve të reja

Poslishti vazhdon traditën e humanizmit, organizohet aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut

Kolona në kufi, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

