Policia e Kosovës ka raportuar se ka bastisur një lokal në rrugën “Sheh Emini” në Prizren ky dyshohet se janë organizuar lojëra të fatit ilegalisht.
Në Prizren, bastisje e arrestime në lokalin ku po zhvilloheshin lojëra të fatit

Gjatë kësaj bastisje, policia ka arrestuar 4 persona të dyshuar dhe ka konfiskuar dy llap top, një DVR, një printer, 40 euro dhe disa tiketa.
“Rr.Sheh Emini, Prizren, 08.12.2020-20:00. Janë arrestuar 4 persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojëra të fatit ilegalisht. Nga të dyshuarit janë konfiskuar: dy llap top, një DVR, një printer, 40 euro dhe disa tiketa. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

