LAJME

Në Prizren arrestohen dy persona pas një mosmarrëveshjeje ku u përdor armë zjarri

Në Prizren arrestohen dy persona pas një mosmarrëveshjeje ku u përdor armë zjarri
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2026, 08:34

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi ishin përfshirë në një mosmarrëveshje verbale, ku më pas njëri nga ta ka gjuajtur me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës njëri nga të dyshuarit kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të lokalit të personit me të cilin ishte përfshirë në mosmarrëveshje, ku në lokal janë shkaktuar 10 vrima nga plumbat

“Pas një mosmarrëveshje verbale mes dy të dyshuarave meshkuj kosovarë njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të dyshuarit  tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit  është gjetur një pistoletë me  9 copë fishekë dhe në veturë dy gëzhoja ndërsa në vendin e ngjarjes janë identifikuar 10 vrima të shkaktuara në lokal . Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24- orësh.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika