LAJME

Në Prishtinë inaugurohet murali kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Prishtinë inaugurohet murali kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2026, 12:47

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar inaugurimin e muralit të vendosur në qendër të kryeqytetit, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Ramës, ky mural përfaqëson një akt kujtese dhe respekti për të gjitha gratë dhe burrat që i mbijetuan këtij krimi të rëndë lufte, duke shërbyer si një simbol i qëndrueshëm i kujtesës kolektive dhe dinjitetit njerëzor.

Ai përgëzoi ish-presidenten Atifete Jahjaga për iniciativën, si dhe kuratoren Eliza Hoxha dhe organizatën Q’art për realizimin e projektit.

Rama theksoi se është i lumtur që Kryeqyteti ka pasur mundësinë ta mbështesë këtë nismë dhe t’i japë hapësirë një pjese të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“Ky mural do të mbetet këtu, që secili që kalon pranë tij të kujtojë sakrificën e këtij populli”, ka deklaruar ai.

Murali synon të nderojë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe të shërbejë si një kujtesë e përhershme për vuajtjet, qëndresën dhe forcën e tyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika