LAJME

Në prag të Procesit të Berlinit, ambasadori britanik pret në rezidencën e tij pjesëmarrësit nga Kosova

Në prag të Procesit të Berlinit, ambasadori britanik pret në rezidencën e tij pjesëmarrësit nga Kosova
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2025, 16:00

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në rezidencën e tij, ministren në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari përpara se ajo të shkojë në Londër për një takim me ministrat nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe partnerët e tjerë të Procesit të Berlinit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë Samitin e përvitshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër më 22 tetor 2025 për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe për të rritur sigurinë dhe rritjen ekonomike.

“Isha i kënaqur që prita pjesëmarrës nga Kosova në Rezidencën time mbrëmë, duke përfaqësuar shoqërinë civile, biznesin, qeverinë dhe organizatat ndërkombëtare”- ka shkruar ai në Facebook.

Ambasadori tha se gjatë pritjes reflektoi mbi Takimin e Ministrave të Jashtëm të mbajtur në Irlandën e Veriut javën e kaluar, duke përfshirë mësimet që mund të nxirren mbi pajtimin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika