LAJME

Në prag të përfundimit të kampionatit, Gjilani ndan rrugët me Ismet Munishin

Në prag të përfundimit të kampionatit, Gjilani ndan rrugët me Ismet Munishin
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Prill 2022, 12:31

Pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit në Superligën e Kosovës, klubi i Gjilanit e ka bërë një vendim të papritur, raporton FrontOnline.

Klubi nga Anamorava ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin e skuadrës, Ismet Munishi.

Lajmin e ka konfirmuar një burim i sigurtë brenda klubit për FrontOnline.

“Kemi ndarë rrugët me trajnerin Ismet Munishi në mënyrë të dyanshme”, thotë ky burim për portalin.

Ndryshe, Gjilani ndodhet në vendin e tretë me 55 pikë të tubuara, nëntë më pak se lideri, Ballkani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika