Të hënën, drejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, bashkë me stafin e tij priti në takim pune përfaqësuesit e komunës së Prizrenit njëkohësisht dhe organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar “Doku Fest”.
“Ky festival tashmë tradicional mbahet në Prizren kryesisht në muajin gusht, sivjet festivali do të mbahet nga data 02 gushtë deri me datë 10 gusht.
Në festival do të marrin pjesë shumë artistë dhe producentë nga e gjithë bota, por edhe numri i vizitorëve do të jetë i madh. Andaj organizatorët e festivalit dhe zyrtarët nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bashkëbiseduan me qëllim që ky festival të kalojë pa incidente.






