LAJME

Në platformën e-Kosova tashmë qytetarët mund të shkarkojnë edhe certifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer

Në platformën e-Kosova tashmë qytetarët mund të shkarkojnë edhe certifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2024, 17:06

Qytetarët e Kosovës nga sot mund të shkarkojnë edhe certifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer në platformën e-Kosova.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, transmeton Telegrafi.

“Nga sot në platformën E-Kosova mund ta shkarkoni edhe çertifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer. Çertifikata mund të shkarkohet nga qytetarët që janë pajisur me ndonjërën nga kategoritë e patentë shoferit nga viti 2010 e gjerë me sot”, thotë ai në postimin  e bërë në Facebook.

Ndryshe, në platformën E-Kosova, mund të kryejnë disa shërbime të rëndësishme./Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika