LAJME

Në pikën kufitare Glloboqicë-Jazhincë nga sot vetëm një kontroll

Në pikën kufitare Glloboqicë-Jazhincë nga sot vetëm një kontroll
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2025, 15:04

U lëshua në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Glloboqicë-Jazhincë.

Përurimin e bënë ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.

I pranishëm gjithashtu ishte edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit ku kontrollet do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit, kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika