- Reklama -

Në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut, familjarët hapin dyert për vizita

Është bërë një vit nga vrasja e heroit të Kosovës, rreshterit të Policisë, Afrim Bunjaku.

Ai u vra më 24.09.2023 gjatë një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit. Një vit pas vrasjes së tij, familjarët kanë hapur dyert për vizita.

- Reklama -

Përgjatë rrugës lokale që të dërgon në fshatin e Bunjakut, në Samadrexhë, janë parë policë, teksa afër shtëpisë së heroit janë vendosur edhe flamuj të Kosovës e të Shqipërisë.

Në orët e para të ditës më 24.09.2023, një njësi policore e cila ishte në patrullim në fshatin Banjskë të Zveçanit njoftoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të çon drejtë brendësisë së Banjskës në të cilin gjenden dhjetëra shtëpi.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku së bashku me dy kolegë të tij i ishin përgjigjur rastit, me ç’rast deri sa ishte afruar te kamionët e vendosur për të parë se çfarë po ndodhte një granatë kundër këmbësorisë me telekomandë kishte shpërthyer.

Rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në sulm më 24.09.2023 ndërsa dy kolegët e tij, njëri ishte plagosur e tjetri ishte lënduar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort