Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), në Përmet të Shqipërisë. Sipas njoftimit, i dyshuari është N. A., 35-vjeç, banues në Përmet.
Gjithashtu Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu dy ditë më parë.
Materialet procedurale, sipas njoftimit të Policisë, i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.Shqiponja është shpëtuar dje nga Policia e Shtetit.
Shpendi (shqiponja), aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.