LAJME

Në muajin nëntor pritet të përfundojë edhe faza e tretë e projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatin Gërnçarë të Prizrenit

Në muajin nëntor pritet të përfundojë edhe faza e tretë e projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatin Gërnçarë të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Korrik 2025, 16:25

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka ndarë detaje lidhur me njërin prej projekteve që parashihet të realizohet brenda vitit 2025.

Përmes këtij projekti të financuar nga Ministria e Ekonomisë, synohet të përfundojë edhe faza e tretë e rehabilitimit, ndryshimit, zonimit dhe zgjerimit të rrjetit të ujësjellësit, si dhe shtimi i kapacitetetit përmes burimeve të reja dhe integrimi në sistemin ekzistues të ujit të pijshëm në fshatin Gërnçarë të Prizrenit.

Sipas njoftimit të KRU-së, projekti ka për qëllim zgjerimin e zonës së shërbimit, kyçjen e konsumatorëve të ri në rrjetin e ujësjellësit, vendosjen e pusetave jashtë zonës private dhe përmirësimin e shërbimit për furnizim me ujë.

Vlera e këtij projekti është afro 139 mijë euro (138,729.15 euro) dhe pritet të përfundojë deri në muajin nëntor të vitit 2025.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika