Me aktivitetin koordinues të shërbimit mjekësor të FSK-së, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), sot në Ministri të Mbrojtjes filloi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut.
Personeli i Ministrisë së Mbrojtjes, edhe këtë herë ju kanë përgjigjur pa hezitim këtij aksioni, në mesin e të cilëve edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhurues i rregullt vullnetar i gjakut, si dhe Zv. Sekretari i Përgjithshëm, Salvador Elmazi.
Këtë radhë aksionin e bëri shumë të veçantë, dhurimi i gjakut nga Këshilltari amerikan i Ministrit të Mbrojtjes, z. Tom Niblock, i cili përfaqëson vlerat e tij të larta humane, krahas partneritetit tonë të ngushtë me miqtë tanë amerikan.





