Në mesin e terroristëve serbë të vrarë së fundmi në Kosovë është edhe një tifoz i Crvena Zvezdës.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat boshnjake, të cilat e zbuluan edhe identitetin e tifozit në fjalë.
Madje, sipas mediumit “Klix.ba”, mund të ndodhë që derbi i Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, i paraparë të luhet nesër mbrëma, mund të shtyhet pikërisht për këtë arsye.
Tifozi terrorist i vrarë është Stefan Nedeljkovic, ndërsa tifozët “Delije” po e vajtojnë humbjen e shokut të tyre, i cili mbeti i vrarë pasi paraprakisht ky grup terrorist e vrau heroin e ri të Kosovës, policin e ndjerë, Afrim Bunjaku.