- Reklama -

Në meshën e Krishtlindjes, apel edhe për dialog

Në mesnatën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, u mbajt mesha e Krishtlindjes.

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, në fjalën e tij, foli për rëndësinë e dashurisë së njeriut për njeriun dhe largimin e urrejtjës.

- Reklama -

Ai nuk la pa komentuar edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, por edhe në botë, sikurse lufta në Ukrainë.

Derisa foli për situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës, ai tha se secili  duhet të ketë kujdes nga gjuha e urrejtjes dhe përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen.

“E mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk çojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit”, tha imzot Gergji, duke shtuar se as përfaqësuesit e BE-së, të cilët janë të përfshirë në lehtësimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk bën të presin që pajtimi të vijë vetvetiu.

Ai kërkoi që ata të angazhohen më seriozisht dhe të punojnë më me përkushtim në mënyrë që të mos lejohet që një konflikt i ri në rajon.

“Që ta ruajmë paqen nevojitet të tregojmë fuqinë e brendshme të shpirtit të secilit njeri që jeton në këtë hapësirë, cilitdo komb që i takoj, cilido shtet që i takoj sepse secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, nga përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen e mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk qojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit”, tha imzot Gjergji.

Ipeshkvi foli edhe për luftën në Ukrainë. “Nëpër Krishtin të gjithë ne kemi marrë dhuratën e paqes dhe kemi arritur të kemi këtë paqe në brendinë e shpirtit tonë, pastaj jemi mësuar prej tij se si ta ushtrojmë këtë paqe në jetën e përditshme dhe si të bëhemi punëtorë të vyer të paqes për njëri tjetrin për botën dhe për vendin”./RTKlive/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort