LAJME

Në Leshan të Suharekës gjenden mbetje mortore

Në Leshan të Suharekës gjenden mbetje mortore
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Maj 2022, 16:41

Një banor ka gjetur të hënën mbetje mortore në fshatin Leshan të Suharekës, derisa po bënte pastrimin e varrezave të fshatit me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai i ka thënë KOHËS se përveç njësive policore, edhe ajo e hetimeve për Krimet e Luftës ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas tij, nuk dihet se cilës periudhë janë apo edhe nëse kanë të bëjnë me luftën e fundit në Kosovë.

“Aty janë gjetur eshtra dhe ato janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Rezultatet nuk dihen ende”, tha ai.

Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “gjetje e pjesëve eshtërore”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika